Pse duhet konsumuar trangujt?

  • E.K /
  • 04 January 2024 - 11:26
Pse duhet konsumuar trangujt?

Trangujt janë perimet e katërta më të kultivuara në botë. Dhe, njihet për dobinë e tij në shëndetin e njeriut. Shkaku i indeksit të ulët të kalorive, ndërsa posedojnë sasi të lartë të mineraleve, shpeshherë quhen edhe si superushqim.

Hidratojnë organizmin

Nëse nuk keni kohë të mjaftueshme të pini ujë të mjaftueshëm, apo thjesht keni harruar ta bëni një gjë të tillë, zgjidhjen ideale do ta gjeni në këtë perime. Hani një trangull të ftohtë, i cili posedon 90 për qind ujë. Jo vetëm se do t’ju freskojë,por edhe do t’i ktheni edhe lëngjet e humbura.

Eliminojnë helmet

Sasia e ujit që gjendet në trangull, me shpejtësi të madhe pastron helmet nga trupi. Në fakt, ky mjet për pastrim është aq efikas saqë është vërtetuar se ndihmon në largimin e gurëve në veshka.

Shërojnë diabetin, ulin shtypjen e gjakut

Në trangull gjendet hormoni i cili i nevojitet pankreasit për ta prodhuar insulinën, kështu që është perime e shkëlqyeshme për diabetikët.  Nga ana tjetër, hulumtimet kanë treguar se steroli nga trangujt mund ta ulë kolesterolin. Është i pasur edhe me fibra dhe magnez, që ndikojnë në uljen e shtypjes së gjakut.

(Kosova Sot Online)