Tri preparate shëruese për heqjen e të ënjturave nga këmbët

  • E.K /
  • 05 January 2024 - 10:14
Tri preparate shëruese për heqjen e të ënjturave nga këmbët

Ënjtjet dhe ndjenja e peshës në këmbë shumë shpejtë mund të jetë vetëm e kaluar! Nëse pas një dite të lodhshme shputat dhe këmbët ju janë ënjtur, provoni ta zgjidhni në mënyrë natyrale. Ushqimi i pasur me magnez është parandalim i mirë për ënjtjet.

Mungesa e këtij minerali po ashtu ndikon edhe në ënjtjen e këmbëve. Hudhra po ashtu është mënyrë e shkëlqyeshme që organizmit t’i ofroni të gjithë përbërësit shërues dhe të ndikoni në parandalimin e shfaqjes së të ënjturave, pasi që zgjeron enët e gjakut.

Mbani mend se kafeina ka efekt të kundërt. Nëse të ënjturat ju bëjnë probleme, provoni me konsumimin e shtuar të ujit. Kështu më shpejt hiqni kripën nga organizmi dhe e përmirësoni shëndetin.

(Kosova Sot Online)