Pastron veshkat dhe mëlçinë, i mirë për secilën qelizë trupore

  • E.K /
  • 06 January 2024 - 11:01
Pastron veshkat dhe mëlçinë, i mirë për secilën qelizë trupore

Çaji nga xhenxhefili është efikas në luftën kundër dhimbjeve të kokës, gripit dhe ftohjeve, derisa është i hatashëm për zbutjen e dhimbjeve dhe tensionimeve në muskuj. Konsumimi i përditshëm i çajit me xhenxhefil forcon sistemin imun dhe falë përqindjes së lartë me antioksidues trupit i ofron mbrojtje nga infeksionet.

Studimet e deritanishme kanë treguar se xhenxhefili nxit punën e sistemit tretës, zbut simptomat e astmës, si dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare. Vetëm një gotë çaj me xhenxhefil mundet ta ulë rrezikun për sulm në zemër sepse pakëson formimin e pllakave në arterie.

(Kosova Sot Online)