Arsyet përse turshitë janë ilaçi më i fortë

  • E.K /
  • 06 January 2024 - 14:53
Arsyet përse turshitë janë ilaçi më i fortë

Me siguri keni dëgjuar se duhet të konsumoni ushqime të fermentuara. Përmbajnë kultura të shëndetshme, pastrojnë zorrët dhe mikroflorën e zorrës.

PËRTËRIJNË MUKOZËN E ZORRËVE

Infeksionet e ndryshme, përdorimi i ilaçeve ose konsumimi I ushqimeve që nuk ju përgjigjet sjell situatën kur muzkoa mbetet pa mikroorganizma të shëndetshëm. Kështu mundësohet depërtimi i substancave të dëmshme për të shkaktuar infeksione. Ushqimet e fermentuara janë ushqimi më i mirë që përtërinë florën e zorrës.

NXITIN METABOLIZMIN DHE TRETJEN

Nëse dëshironi të humbni në peshë, gjithsesi hani turshitë, sepse e përshpejtojnë punën e metabolizmit, lehtë treten dhe ju ngopin. Pasi përmbajnë shumë fibra,ushqimet e fermentuara përmirësojnë punën e zorrëve. Po ashtu zbutin edhe sindromën e zorrëve të irrituara.

PËRMIRËSOJNË SISTEMIN IMUN

Dihet se si sistemi tretës dhe ai imun janë ngushtë të lidhura. Nga sistemi imun varet gjendja shëndetësore. Perimet si këto shtojnë numrin e qelizave dhe zbutin inflamacionet.

PARANDALOJNË KANCERIN

Primet janë të pasura me nutriente dhe me antioksidues. Shkencëtarët konsiderojnë se perimet e fermentuara edhe më fortë mund të ulin rrezikun për t'u prekur nga kanceri, sidomos atë të zorrës së trashë.

(Kosova Sot Online)