Rrika, e nevojshme gjatë dimrit

  • E.K /
  • 08 January 2024 - 10:51
Rrika, e nevojshme gjatë dimrit

Rrënja e rrikës është shtesë e mirë për gjellët dimërore. Përshpejton metabolizmin, pastron organizmin, dhe rrjedhjen e gjakut. Rrënja e freskët është e pasur me vitamina C, e përmban edhe kalcium, kalium, magnez dhe vajin eterik që ia dhuron shijen pikante.

Rrika sugjerohet gjatë ditëve të ftohta, sepse është vërtetuar që aroma e saj ndihmon në parandalimin e ftohjes dhe gripit. Konsumimi i rrikës qetëson kollën dhe lehtëson simptomat e sinuseve. Kundër ftohjes mund të përdoret e qëruar, e zier në qumësht apo e përzier me qumësht.

(Kosova Sot Online)