Rëndësia e masazhit të shputave në mbrëmje

  • E.K /
  • 10 January 2024 - 11:09
Rëndësia e masazhit të shputave në mbrëmje

Masazhin e shputave të këmbëve më së miri është që ta bëni pak para se të bini në gjumë.

Ja disa nga dobitë e këtij masazhi:

1. Forcimi i imunitetit - stimulimi I reflekseve në shputë me anë të masazhit, është një veprim, i cili bëhet me qëllim të relaksimit dheshërimit.

2. Energjia dhe përtëritja – Masazhi i shputave të këmbëve na jep fuqi dhe energji. Sipas teorive të refleksologëve, masazhi I shputave të këmbëve liron energjitë e bllokuara, që të qarkullojnë në tërë organizmin.

3. Përmirësimi i qarkullimit të gjakut dhe pastrimit - gjaku i cili qarkullon nëpër trup, përdoret për transportimin e oksigjenit dhe ushqimeve deri te çdo qelizë. Po ashtu largon mbetjet nga çdo pjesë e organizmit. Si të bëhet masazhi i shputave të këmbëve?

Kohëzgjatja e masazhit: 10-15 minuta Merrni vaj susami dhe nxejeni paksa. Vendoseni në shuplaka të duarve dhe, më pas, me lëvizje rrethore, bëni masazh shputave, çdo gisht veç e veç. Nëse keni nevojë, mbyllni sytë për një përjetim më të mirë.

(Kosova Sot Online)