Supa 100 herë më e fortë se secili antibiotik

  • E.K /
  • 12 January 2024 - 09:09
Supa 100 herë më e fortë se secili antibiotik

Me ndihmën e supës shëruese, do të shëroheni nga ftohjet, infeksionet e veshit dhe shumë problemeve të tjera shëndetësore. Në fakt, supa nga hudhrat, qepa dhe trumza, mposhtin pothuajse secilin virus dhe sëmundje që sulmon imunitetin e dobësuar. Një studim në Uashington, një supë si kjo e vlerëson 100 herë më të fortë se antibiotiku.

Përbërësit:

50 thelpinj të hudhrës, 2 lugë gjalpë, 2 lugë vaj ulliri, 2qepë të bluara, 1 lugë trumzë të copëtuar, 6 gota (nga 250 ml) supë pule, 1 gjethe të dafinës, ose majdanoz, 3 gota me pjesë të bukës bajate, 1 gotë ajkë me yndyrë.

Përgatitja:

Së pari ngrohni furrën në 180°C. Hudhrën dhe vajin e ullirit i vendosni në folie prej aluminit dhe piqni në furrë për 90 minuta, e më pas e lini të ftohet. Ngrohni 2 lugë vaj ulliri dhe gjalpin në enë, në temperaturë të mesme. Zieni qepën për 10 minuta. Hiqni hudhrën e pjekur nga folia dhe e vendosni midis qepës që po zihet. Përzieni, shtoni trumzën e copëtuar, supën e pulës dhe bimët e thara ose të freskëta. Ulni temperaturën, shtoni copëzat e bukës dhe lini të vlojë për 5 minuta. Hiqni bimët e freskëta dhe përzieni supën në blender. E ktheni në enë, shtoni ajkën dhe shtoni kripë sipas dëshirës.

(Kosova Sot Online)