Sa kivi në ditë lejohet t’i hani?

  • E.K /
  • 12 January 2024 - 10:51
Sa kivi në ditë lejohet t’i hani?

Kivi konsumohet kur të jetë pjekur, i freskët, e mund ta shtoni në sallatë, akullore, jogurt dhe lëngje. Kjo pemë e forcon imunitetin, e rregullon shtypjen e gjakut dhe tretjen, ndihmon te sëmundjet respiratore, dhimbjet e kokës dhe stresi.

Me konsumim të rregullt të kivit të freskët pakësohet sasia e triglecirideve në gjak, për 15 për qind. Pos kësaj, ndihmon në shërimin e plagëve, kujdeset për shëndetin e eshtrave dhëmbëve, absorbimin e hekurit, e ndikon mirë edhe në sistemin tretës.

Shkaku se përmban vitamina C, shpeshherë është përbërës i kremrave dhe losioneve për fytyrë dhe trup. Dy kivi në ditë ofrojnë vetëm 100 kalori, por edhe mjaft energji për përtëritjen e aktiviteteve të përditshme.

(Kosova Sot Online)