Lëngu i lakrës - Pije e mrekullueshme!

  • E.K /
  • 13 January 2024 - 12:38
Lëngu i lakrës - Pije e mrekullueshme!

Janë të shumtë ata që nuk e dinë se lakra është një perime shumë e shëndetshme, mu sikur brokoli, lakra jeshile, apo spinaqi. Lakrat kanë përbërës të shumtë të dobishëm, të cilët gjenden në një sasi më të madhe në lëngun e lakrës.

Disa nga këto substanca, janë:

Antioksiduesit – gjenden në lakër dhe në lëngun e lakrës. Ato në organizëm luftojnë radikalet e lira, që janë të dëmshme.

Substancat fitokimike – këta përbërës të lakrave forcojnë imunitetin dhe ndihmojnë organizmin që t’i luftojë viruset e edhe sëmundjet më të rënda, sikur që është kanceri.

Thartirat yndyrore omega-3 – ndihmojnë në uljen e shtypjes së gjakut dhe të kolesterolit të keq dhe të triglicerideve.

Vitaminat – lakra është plot me substanca të dobishme, sikur që janë vitaminat A dhe E, të cilat e përtërijnë organizmin.

Thartira e qumështit – lëngu i lakrës përmban thartira të qumështit, të cilët ndihmojnë florën e zorrëve, duke dezinfektuar zorrën e trashë.

(Kosova Sot Online)