Që të jeni të shëndoshë dhe vitalë, hani dredhëza

  • E.K /
  • 16 January 2024 - 09:07
Që të jeni të shëndoshë dhe vitalë, hani dredhëza

Sezoni i dredhëzave është para nesh. Janë të pasura me vitamina C dhe B6. Se janë burim i mirë për shëndetin tonë ja disa arsye.

Pakëson rrezikun për sulm në zemër

Dredhëzat janë të mira në luftën kundër shtypjes së lartë të gjakut, artritit dhe sëmundjeve të zemrës. Në fakt, një studim i fundit amerikan ka treguar se femrat e reja që hanë boronica dhe dredhëza janë më pak të rrezikuara nga sulmi në zemër. Përmbajnë antocianinë – flavonoide që ulin shtypjen e gjakut dhe përmirësojnë punën e enëve të gjakut.

Mbrojnë nga kanceri

Mjedrat, dredhëzat, boronicat, dhe frutat e tjera të malit janë një armë e fuqishme kundër kancerit, por ndihmojnë edhe në shërimin e tij. Dredhëzat përmbajnë acid elagjik që ngadalëson rritjen e tumoreve dhe shkatërron qelizat kancerogjene. Studimet tregojnë se dredhëzat ndihmojnë edhe në ngadalësimin e rritjes së qelizave të tumoreve në mëlçi dhe ngadalësojnë plakjen e trurit. Një substancë në dredhëza ndikon edhe në pakësimin e rrezikut për të pësuar sulm në tru.

Pastrojnë organizmin

Dredhëzat janë të pasura me vitamina C, jo vetëm se ndihmojnë në pastrimin e organizmit, por edhe në mposhtjen e lodhjes pranverore. Një gotë me dredhëza përmban 45 kalori dhe lirisht mund t’i konsumoni, pa pasur frikë se shtoni në peshë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Humbje në peshë

Dredhëza është e preferuar nga shumë njerëz dhe është shumë e shëndetshme dhe e pasur me fibra, prandaj shihet edhe si aleat për humbje në peshë. Studimet tregojnë se personat që konsumojnë 8 g e më shumë fibra, humbin gjysmë kilogrami në 1.000 kalori të konsumuara.  Një grusht dredhëza ka 49 kalori, përshpejtojnë metabolizmin dhe pakësojnë oreksin, si dhe ndihmojnë edhe në uljen e nivelit të sheqerit në gjak.

(Kosova Sot Online)