Mungesa e vitaminave D shton rrezikun për demencën

  • E.K /
  • 18 January 2024 - 10:31
Mungesa e vitaminave D shton rrezikun për demencën

Personat e moshuar, të cilët kanë mungesë të vitaminave D, më shumë se dy herë janë më të prirë që të zhvillojnë lloje të ndryshme të demencës, paralajmërojnë ekspertët.

Një ekip ndërkombëtar, i udhëhequr nga Dr. David Llewellyn nga universiteti Ekseter, kanë zbuluar se njerëzit që disa herë kanë mungesë të vitaminave D, për 125 për qind janë më shumë në rrezik për t'u prekur nga demenca apo sëmundja e Alzheimer-it, në krahasim me të tjerët. Ata që kishin mungesë më të ulët të këtyre vitaminave, për dy të tretat ishin në rrezik. Ky njëherësh është studimi i parë më I madh që hulumton lidhjen midis mungesës së vitaminave D dhe demencës.

Hulumtimet paraprake kanë sugjeruar se mungesa e vitaminave D më shumë drejton në problemet dhe funksionimet kognitive, por ky studim i fundit, më I madhi, konfirmon rrezikun e lartë për t'u prekur nga sëmundja e Alzheimer-it dhe nga demenca. Ky ekip kishte vëzhguar 1,658 amerikanë, nga mosha 65 vjeçe. Pjesëmarrësit ishin përcjellë për gjashtë vite rresht për ta shikuar cili prej tyre ishte më i prirë për t'u prekur nga demenca dhe Alzheimer-i.

(Kosova Sot Online)