Fëstëkët mund ta mbrojnë ‘zemrën e diabetikëve’

  • E.K /
  • 18 January 2024 - 12:36
Fëstëkët mund ta mbrojnë ‘zemrën e diabetikëve’

Një grusht me fëstëkë, dy herë brenda ditës, sipas shkencëtarëve mund ta mbrojë zemrën dhe arteriet nga stresi, i shkaktuar te personat me diabet. Një grusht me fëstëkë apo me arra e lajthi brenda ditës, kishte ndikuar te personat që vuanin nga diabeti, lloji 2, që të kalojnë një ditë më të relaksuar, më me pak ngushtim të enëve të gjakut, shtypje më të ulët të gjakut, sidomos gjatë kohës sa ishin në gjumë.

Studimi, i cili ishte bërë nga shkencëtarët e universitetit shtetëror të Pensilvanisë, kanë pohuar se frutat më lëvozhgë të fortë, si fëstëkët, lajthitë dhe arrat, mund ta reduktojnë rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, por kishin paralajmëruar se këto fruta nuk ishin kurimi për stresin ditor. Profesoresha dhe shkencëtarja Sheila West tha: “Te personat e rritur që vuanin nga diabeti, dy shërbime me fëstëkë në ditë kishin ulur presionin vaskular gjatë periudhës stresuese, si dhe kishin përmirësuar kontrollin dhe të rrahurat e zemrës”. Megjithëse arrat  përmbajnë sasi të lartë të yndyrës, ato janë të pasura edhe me yndyra të mira dhe me fibra, e sidomos me antioksidues. Edhe profesori  West thotë se 'pas konsumimit të fëstëkëve, enët e gjakut janë më të relaksuara dhe më të hapura gjatë periudhës stresuese’.

(Kosova Sot Online)