Kuptojeni pse duhet shtuar tri pika vaj origano ujit apo lëngjeve

  • E.K /
  • 19 January 2024 - 13:11
Kuptojeni pse duhet shtuar tri pika vaj origano ujit apo lëngjeve

Inflamacioni i mushkërive është infeksion i njërit apo dy krahëve të mushkërive që zakonisht shkaktohet nga bakteret, viruset apo kërpudhat. Vaji i origanos përdoret për shërimin e infeksioneve respiratore, inflamacioneve kronike, sistemit urinar, dizenterisë dhe verdhëzës. Përmban sasi të madhe me minerale, si kalcium, magnez, zink, kalium, bakër dhe mangan.

Vetitë shëruese të vajit të origanos:

Mbron nga viruset, kërpudhat dhe bakteret;

Ndihmon te psoriaza, ekzema dhe dermatiti;

Ngadalëson procesin e plakjes;

Mbron nga disa lloje të kancerit;

Ndihmon te djersitja e tepërt dhe aroma e keqe nga goja;

Largon parazitët.

Përdorimi:

Sasia e sugjeruar është 1-4 pika, tri herë në ditë (maksimum 12 pika në ditë). Ka shije të fortë, detyrimisht ta përzieni në lëng ose çaj. Edhe për përdorim të jashtëm duhet tretur me ujë. Vajin mos e aplikoni në vendet intime. Vajin nga origano e egër mund ta marrin fëmijët nga gjashtë e më shumë vjeç. 

(Kosova Sot Online)