Ilaçet natyrale kundër polipeve nazale

  • E.K /
  • 22 January 2024 - 11:11
Ilaçet natyrale kundër polipeve nazale

UTHULLA E MOLLËS

Një numër i madh i njerëzve me polipe nazale betohen në efektivitetin e konsumimit të uthullës së mollës. Përzieni tre lugë të uthullës së mollës dhe tre lugë me mjaltë në një gotë me ujë të ngrohtë, më pas e konsumoni ngadalë. 

AGRUMET

Përfshini më shumë agrume në ushqimin që e konsumoni përditë. Kjo për faktin se agrumet janë të pasura me vitamina C që ndihmojnë sistemin tuaj imun të qëndrojë i fortë. Me një sistem të fortë imun, polipet nazale ka pak gjasa t'ju sulmojnë. 

HUDHRA

Hudhra është ide e shkëlqyeshme për ta përfshirë në ushqimin tuaj. Kjo për faktin se kjo bimë është e pasur me përbërës të fortë kundër mikrobeve, duke i dhënë fund infeksionit që shkakton rritjen e polipeve nazale. 

QEPA

Ngjashëm sikurse hudhra, edhe qepa mund të ndihmojë në shkatërrimin e mikrobeve që janë përgjegjëse për infeksionin që shkakton paraqitjen e polipeve nazale. Për më shumë, edhe qepa e furnizon trupin, mu sikurse hudhra, me vitamina C që e forcojnë sistemin imun. 

SHAFRANI

Falë faktit se është i pasur me aftësi të mahnitshme kundër inflamacioneve, shafrani ofron dobi për ata që janë të infektuar me polipe nazale. Njëherë në mëngjes dhe njëherë para se të flini, një gotë qumësht i ngrohtë me një lugë shafran shëron një gjendje si kjo.

(Kosova Sot Online)