Mjekësia tradicionale e shtypjes së gishtave

  • E.K /
  • 23 January 2024 - 12:36
Mjekësia tradicionale e shtypjes së gishtave

Sipas fjalëve të Jin Shin Jucuas, mjekut japonez, i cili merret me mjekësinë alternative të vjetër, duke ushtruar presion në gishtat e caktuar, mund ta largoni dhembjen, pagjumësinë dhe disa probleme mendore. Gishti i madh - duke bërë presion në këtë gisht, mund t'i largoni problemet me lukth dhe çdo problem tjetër në pjesën e barkut. Po ashtu, në këtë mënyrë e largoni edhe ankthin, depresionin dhe nervozizmin. Gishti tregues - Nëse keni problem me veshka, apo me fshikë të urinës, atëherë shtypeni gishtin tregues.

Në këtë mënyrë e zvogëloni edhe dridhjen e trupit, ngërçet, dhembjet e shpinës dhe problemet digjestive. Gishti i mesëm - nëse keni problem me mëlçi apo me nerva, atëherë shtrëngojeni gishtin e mesëm dhe mbajeni ashtu për një kohë. Kjo është mënyrë e mirë për t'u çliruar nga stresi dhe pasiguria. Mund ta përmirësojë edhe shëndetin kardiovaskular. Gishti i unazës - me shtrëngimin e këtij gishti iu ndihmoni mushkërive dhe organeve të tretjes, por e largoni edhe stresin. Gishti i vogël - i ndihmon zemrës, largon nervozizmin, ankthin, sulmet e panikut, largon vetminë, dhembjen e fytit, etj.

(Kosova Sot Online)