Arsyet pse duhet të hani fasule sa më shpesh

  • E.K /
  • 24 January 2024 - 12:37
Arsyet pse duhet të hani fasule sa më shpesh

Konsumimi i përditshëm i fasules së zier ndërlidhet me përqendrim të ulët të ashtuquajturit kolesterol të keq (LDL) në gjak, e efekt të ngjashëm kanë edhe lentet dhe bizelet. Ekspertët kanadezë nga spitali në Toronto, në bazë të vëzhgimit të 1.037 të anketuarve, kanë llogaritur se konsumimi i përditshëm i fasules së zier ose bishtajave të tjera ndërlidhet me pesë përlind më pak kolesterol të keq në gjak.

Pjesëmarrësit e këtij hulumtimi këtij ushqimi i ishin përmbajtur për gjashtë javë, e ata kishin konsumuar rreth ¾ e gotës. Shumica e të anketuarve ishin të moshës së mesme, derisa bishtajat ishin më efikase te meshkujt, për sa i përket zvogëlimit të nivelit të kolesterolit. Duhet cekur bishtajat janë burim i mirë për fibra, proteina me prejardhje S bimore, vitamina dhe minerale. 

(Kosova Sot)