Lëngu që pastron veshkat
Sasia e tepërt e helmeve mund të shkaktojë sëmundjen e veshkave, traktit urinar dhe fshikëzës, e kjo pije mundet t’i shërojë. Veshkat janë një nga organet vitale më të rëndësishme në organizëm. Ato për çdo ditë filtrojnë rreth 200 litra gjak, për të eliminuar materiet e dëmshme që I sjellim në organizëm. Në fakt veshkat janë lloj i mekanizmit mbrojtës dhe gjatë ditës largojnë rreth dy litra materie të dëmshme përmes urinës. Armiqtë më të mëdhenj të tyre janë: kripa, ushqimi i modifikuar gjenetik, proteinat me prejardhje prej kafshëve, ëmbëltuesit artificialë, pijet e gazuara, kafeina dhe cigaret.
Përbërësit:
Lëngun nga gjysmë limoni;
Një kivi (i qëruar);
Gjysmë gota arra;
Një banane’
Gjysmë luge majdanoz’
Një gotë ujë.
Përgatitja:
Të gjithë përbërësit i përzieni në blender (limonin e shtrydhni dhe e hidhni në blender).Lëngun më së miri ta pini në mëngjes.
(Kosova Sot Online)