Ushqimet që ju kthjellin më shpejt se kafeja

  • E.K /
  • 29 January 2024 - 10:31
Ushqimet që ju kthjellin më shpejt se kafeja

E pëlqeni kafenë, por me dëshirë do ta zëvendësonit me diçka tjetër? Kemi pesë propozime! Ju sugjerojmë ta zëvendësoni me ndonjërën nga këto ushqime, të cilat, po ashtu, ju kthjellin sikurse kafeja.

Çokollata e errët 

Kjo çokollatë, falë përbërësve të saj, ka ndikim pozitiv në qarkullimin e gjakut dhe pakësimin e proceseve inflamatore. Po ashtu, në një studim me persona të rritur me sindroma të lodhjes kronike, u ishte dhënë çokollatë me 85 për qind kakao, për tetë javë rresht. Në fund të studimit ishte vërejtur më pak lodhje, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Lëngu i panxharit 

Nëse dëshironi ta ruani forcën dhe energjinë, nuk ka gjë më të mirë se lëngu i panxharit. Ky lloj nga kjo perime e përmirëson efektivitetin dhe e pakëson lodhjen, e nevoja për shpenzim të oksigjenit është më e pakët.

Ushqimi i pasur me hekur

Një nga funksionet më të rëndësishme të hekurit është sjellja e oksigjenit deri te qelizat tuaja, kështu që, nëse nuk e fitoni në sasi të mjaftueshme, mund të vijë deri te rënia e nivelit të energjisë, e mund të prekeni edhe nga anemia. Hekurin mund ta gjeni në mish, në peshk, por edhe në bimë. Mos harroni se konsumimi i kafesë mundet të ulë absorbimin e hekurit, kështu që do të ishte mirë të konsumoni shujta me ushqimet e pasura me hekur.

Një gotë me ujë të ftohtë 

Simptomat e dehidrimit janë lodhja dhe plogështia, porse pas konsumimit të alkoolit mund të shfaqen edhe dhimbje të forta të kokës. Harroni kafenë dhe filloni ditën me një gotë ujë të ftohtë (0,5 l) në mënyrë që ta përmirësoni dhe përshpejtoni punën  e metabolizmit. Pini edhe disa gota ujë gjatë ditës, trupi ua di për nder, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Shujtat e shëndetshme 

Shumë e qartë, për fillim harroni çipsat dhe ushqimet e ngjashme aspak të shëndetshme. Kur nuk e dini se çfarë ushqime të grimcuara të konsumoni derisa shikonin televizorin, përcaktohuni për ushqime të shëndetshme. Në këtë mënyrë do të mbani sasinë e mjaftueshme të energjisë, por edhe të disponimit. 

(Kosova Sot Online)