Vrapimi për linjë të mirë të trupit

  • E.K /
  • 30 January 2024 - 09:45
Vrapimi për linjë të mirë të trupit

Pranvera po afrohet dhe së shpejti për kohë më të gjatë do t'i zhveshim rrobat e trasha dhe do ta zbulojmë linjën e trupit. Nëse dëshironi që të keni trup më të mirë dhe të kujdeseni për shëndetin, vrapimi është një zgjidhje ideale.

Mbathjet e mira për vrapim kushtojnë pak më shumë, por mos kurseni! Atletet e mira e ruajnë shëndetin, e në afat të gjatë I kursejnë edhe paratë.

Ekspertët këshillojnë që para vrapimit të parë ta gjeni një livadh dhe të vraponi në të këmbëzbathur. Është fakt që shumica e njerëzve vrapojnë në mënyrë të duhur pa mbathje, me sistemin gishtërinjtë-thembra, e jo anasjelltas gjë që e ngarkon sistemin për lëvizje. Duke e respektuar rregullën '1 minutë vrapim', më pas '1 minutë ecje të shpejtë', e sërish '1 minutë vrapim' dhe '1 minutë ecje të shpejtë', secili njeri qysh gjatë ditëve të para mund të qëndrojë për 5 deri në 10 minuta të vrapimit. Nëse ndieni se ju mungon fryma pas dhjetë metrave të para, duhet ta dini që kjo është shenjë se frymëmarrjen nuk e keni të rregullt dhe nuk keni nevojë të brengoseni, sepse një gjë e tillë është normale për fillestarët.

(Kosova Sot Online)