Konsumoni më shumë pemë dhe perime me ngjyrë të vjollcës!

  • E.K /
  • 30 January 2024 - 11:25
Konsumoni më shumë pemë dhe perime me ngjyrë të vjollcës!

Mirëbërësit më të rëndësishëm në ushqimet me ngjyrë të vjollcës janë antioksiduesit, eliminuesit e radikaleve të lira në organizmin tonë. Sipas të dhënave të Ministrisë amerikane të Bujqësisë, patatja me ngjyrë më të errët ka për katër herë më shumë antioksidues, sesa patatet tjera. Me fjalë të tjera, sa më të errëta që janë pemët dhe perimet, po aq më shumë kanë antioksidues.

Kumbullat, lakra, patëllxhani, mjedrat, qepa, rrushi, të gjitha këto pemë e perime me pigment të ngjyrës së vjollcës përmbajnë flavonoide, të cilat e kontrollojnë htypjen e gjakut dhe e forcon imunitetin. Lëkura e rrushit të zi, për shembull, ka pigmentin me emrin antocian, i cili e forcon imunitetin, ndikon pozitivisht në sistemin kardiovaskular dhe e pengon rritjen e qelizave të disa llojeve të tumoreve. Te boronicat, pigmeni ndikon pozitivisht te ata njerëz që vuajnë nga infeksionet e traktit urinar. Ekzistojnë gjithashtu dëshmi shkencore që ushqimet me këtë ngjyrë e përmirësojnë punën e zemrës, shikimin dhe funksionimin e trurit.

(Kosova Sot Online)