"Smoothie" nga mollët dhe kanella

  • E.K /
  • 06 February 2024 - 11:27

Nëse ndiheni të fryrë në stomak, nuk keni energji, atëherë ju preferojmë lëngun freskues që ju mbush me energji. Ky kombinim do ta përshpejtojë metabolizmin tuaj derisa edhe lëkurën jua bën më të bukur.

Përbërësit:

2 mollë

2 lugë kanellë

150 ml jogurt grek

1 lugë fara të lirit

100 ml qumësht bademi.

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit i vendosni në bleder, i përzieni dhe e konsumoni lëngun.

(Kosova Sot Online)