Analisti: Oligarko-hajdutëria politike e ka vjedhur dhe grabitur shtetin e Kosovës

Analisti: Oligarko-hajdutëria politike e ka vjedhur dhe grabitur shtetin e Kosovës
Analisti: Oligarko-hajdutëria politike e ka vjedhur dhe grabitur shtetin e Kosovës

Skender Kapiti

  • 05 May 2026 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Skënder Kapiti

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do t’i kushtojnë buxhetit të Kosovës rreth 10.8 milionë euro për organizimin e tyre më 7 qershor të vitit 2026. Ky buxhet duket se është i madh për një shtet të vogël si Kosova, gjë të cilën e ka kërkuar dhe argumentuar KQZ-ja.

-Por nuk është ky një fakt shqetësues, pasi oligarko-hajdutëria politike e ka vjedhur dhe grabitur shtetin e Kosovës shumë herë më shumë se kaq.

Analiza duhet bërë e tillë: Kush ishin fajtorët që kot dhe pa arsye e çuan Kosovën në këto zgjedhje të parakohshme, kur verdikti i popullit foli qartë para 5 muajsh.

Nuk është ndonjë dëm i madh financiar ky, sesa i dëmshëm është imazhi që krijoi politika kosovare si e paaftë për të ndërtuar, zgjedhur dhe instaluar institucionet shtetërore.

Urojmë që edhe këto zgjedhje të realizojnë standardet e larta demokratike dhe të mos ketë incidente e parregullsi, pasi kjo do të përbënte një tjetër të keqe të madhe shtesë në dëm të imazhit demokratik dhe shtetformues për Kosovën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".