Të djegurat e gjoksit, urthi, në shtatzëni: Ja si ta parandaloni!

  • E.K /
  • 07 February 2024 - 11:51
Të djegurat e gjoksit, urthi, në shtatzëni: Ja si ta parandaloni!

Shtatzënia është periudhë kohore, kur femrat ballafaqohen me shumë vështirësi. Një prej tyre është urthi, apo të djegurat në gjoks, që mund të jetë me dhimbje dhe aspak e këndshme. Ka shumë këshilla për ta shmangur, por më të mirat janë ato natyrale. Te urthi, kini kujdes çfarë hani.

Hani sa më shumë pemë dhe perime, e shmangni ushqimin e yndyrshëm, atë me shumë kripë, alkoolin dhe kafenë. Pas secilës shujtë lëvizni, pini sa më shumë ujë dhe çaj të mentës. Për parandalim të të djegurave ndihmon shumë edhe qumështi i ftohtë, e këshillohet edhe konsumimi i përditshëm i hudhrave, në sallatë apo si shujtë e vetme.

(Kosova Sot Online)