Mbrojtësi i shëndetit: Vetitë shëruese të lakrës turshi

  • E.K /
  • 09 February 2024 - 09:28
Mbrojtësi i shëndetit: Vetitë shëruese të lakrës turshi

Kur jemi në mot të ftohtë, rreziku nga infeksionet rritet për disa herë në krahasim me periudhat e tjera kohore. A e keni ditur se në 100 gr lakër turshi ka rreth 20 g vitamina C? Pos kësaj, kjo perime dimërore është burim i hatashëm për vitamina A, si dhe magnez, hekur, fosfor, kalcium  dhe kalium, natrium dhe acid folik.

Gjatë dimrit, kur nevojat për pemë dhe perime të freskëta janë të shumta, por burimet janë në minimum, është shumë e rëndësishme që të përfshini lakrat turshi në ushqimin e përditshëm. Gërshetimi i vitaminave dhe mineraleve lakrën turshi e bëjnë ushqimin numër një për burimin natyral për vitamina C, për të cilin kemi shumë nevojë gjatë dimrit, në mënyrë që të mbrohemi prej ftohjeve. Po ashtu, lakra turshi është burim për niacinë (vitamina B3), i nevojshëm për energjinë që ua dhuron qelizave, për organizmin në përgjithësi, shkëmbimin e materieve në tru, prandaj edhe e përmirëson kujtesën.

(Kosova Sot Online)