Propolisi - antibiotiku natyral

  • E.K /
  • 12 February 2024 - 11:21
Propolisi - antibiotiku natyral

Shumë njerëzve, konsumimi i prodhimeve të tjera të bletëve përpos mjaltit ju duket e çuditshme, por kur shëndeti është në pyetje nuk duhet të jemi me dy mendje. Bletët me vlerë na kanë dhuruar propolisin, që është antibiotiku më i mirë natyral.

Shfrytëzojeni. Disa e kanë përdorur garzën e mbushur me mjaltë dhe me ekstrakte të propolisit si melhem për plagë, e tash e një periudhë të gjatë flitet edhe për zgjua, që ka efekt veti kundër kancerit. Propolisi është një nga prodhimet më të vlerësuara të bletëve, i cili edhe sot e kësaj dite mahnit hulumtuesit. Përmban më shumë se 60 substanca natyrale, vaj eterik, por edhe vitamina E dhe B, hekur, zink, enzima.

Është interesante se bakteret nuk krijojnë rezistencë ndaj propolisit, ndërsa që përdorimi i këtij arit të bletës nuk dhuron asnjë efekt të dëmshëm anësor. Propolisi me sukses lufton kundër gripit dhe viruseve, urdhjes dhe inflamacioneve të fytit. Ndikon pozitivisht edhe te shërimi i infeksioneve, plagëve të hapura, kafshimeve nga insektet dhe ngjashëm. Mund ta përdorni rregullisht edhe nëse nuk jeni të sëmurë, sepse propolisi forcon sistemin imun.

(Kosova Sot Online)