Xhenxhefili është shumë i shëndetshëm, por kujdes kur e përdorni

  • E.K /
  • 13 February 2024 - 11:32
Xhenxhefili është shumë i shëndetshëm, por kujdes kur e përdorni

Forca e xhenxhefilit është e pabesueshme dhe e fortë. Shëron shumë simptoma dhe sëmundje si: abut simptomat te artriti, forcon imunitetin, ndihmon te mundimet, hemorroidet, ngërçet, migrena, kolla, diarreja, e shumë sëmundje të tjera. Por, ekzistojnë disa situata kur duhet ta shmangni, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Shtatzënat

Në xhenxhefil gjenden stimulues të fortë, që mund të shkaktojnë lindje të hershme. Sidomos në javët e fundit të shtatzënisë xhenxhefilin duhet ta shmangni gjithsesi.

Personat që dëshirojnë të shtojnë në peshë

Derisa për ata persona që mëtojnë të humbin në peshë xhenxhefili është ushqimi i duhur, për ata që dëshirojnë të shtojnë në peshë kurrsesi se nuk është. Xhenxhefili pakëson oreksin dhe ndihmon në shkrirjen e dhjamit. Nëse dëshironi të shtoni në peshë, xhenxhefili aty nuk ju ndihmon.

 Njerëzit me gjak të çrregulluar

Xhenxhefili përshpejton qarkullimin e gjakut, që është shumë mirë, por jo edhe për ata që kanë çrregullime hemofilie.

(Kosova Sot Online)