Vaji shërues i temjanit dhe vetitë shëruese të tij

  • E.K /
  • 15 February 2024 - 10:12
Vaji shërues i temjanit dhe vetitë shëruese të tij

Vaji i temjanit, që me shekuj është i pranishëm në mjekësi, është treguar edhe si preparat në luftën kundër kancerit dhe sëmundjeve tjera të rënda. Aroma e tij po ashtu qetëson dhe liron nga mllefi, forcon sistemin hormonal te femrat dhe ul rrezikun nga tumoret pas periudhës së postmenopauzës ose cisteve në mitër. Vaji i temjanit, që është me ngjyrë të bardhë, pas disa javësh bëhet i verdhë, i gjelbër, madje edhe i zi.

Vaji i temjanit heq ankthet, zbut simptomat e PMS-së, eliminon infeksionet e rrugëve urinare, zbut simptomat e ngufatjes që shfaqen gjatë sulmit të astmës, bronkitisi dhe inflamacionet e mushkërive. Pastaj, vaji e rigjallëron lëkurën, përshpejton shërimin nga të djegurat, njollat si pasojë e akneve, puçrrave, përmirëson qarkullimin e gjakut, si dhe zbut dhimbjet reumatoide. Temjani gjithnjë e më shumë përdoret edhe si ilaç kundër kancerit. Mendohet se vaji i temjanit ndan qelizat e prekura nga kanceri dhe i sulmon ato, duke i lënë të paprekura qelizat e shëndetshme.

(Kosova Sot Online)