5 herë më efikas se shurupi kundër kollës: Ky lëng me afat rekord heq gëlbazin

  • E.K /
  • 16 February 2024 - 09:08
5 herë më efikas se shurupi kundër kollës: Ky lëng me afat rekord heq gëlbazin

Edhe shkenca e ka vërtetuar se kjo pemë ka aftësinë e pakësimit të gëlbazës deri në pesë herë më shpejt sesa ilaçet. Kolla në këtë periudhë kohore është shumë e shpeshtë, e porsa ta përjetojmë ndihet nevoja që ta heqim qafe, atë dhe simptomat tjera. A e keni ditur se disa pemë mund t’ju shërbejnë si shurup i fuqishëm kundër kollës? Njëri prej tyre është ananasi. Edhe shkenca e ka vërtetuar tashmë këtë fakt në lidhe me ananasin. Kjo recetë me ananas do ta shërojë kollën tuaj, pa marrë parasysh se sa serioz që është.

Përbërësit:

1,5 gotë ananas të freskët organik

¼ e gotës lëng nga limoni organik

1 pjesë xhenxhefil

Gjysmë lugë speca pikant

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit i vendosni në blender dhe i përzieni, e më pas merrni ¼ e gotës,  2-3 herë në ditë, derisa të ketë ndaluar kolla.

(Kosova Sot Online)