Bima që pastron trupin prej helmeve

  • E.K /
  • 16 February 2024 - 11:08
Bima që pastron trupin prej helmeve

Gjethet e bimës psilium (lat. Psyllium - Plantago Ovata) janë fibra të patretshme, e në kombinim me jogurtin acidofolik, me njërin nga probiotikët më të mirë, mund të lehtësojë tretjen dhe t’ju shërojë nga kapsllëku. Në fakt, ky kombinim nxit zbrazjen e lukthit, largon shtresat e tretjes së mbetur dhe ndihmon në zbrazjen e mikroflorës së zorrës.

Ndikon mirë edhe tek ata që kujdesen për shëndetin e zemrës dhe për ata që kanë telashe me kolesterol. Mund ta shndërroni në kafjall me të cilin, për një javë, do ta pastroni organizmin.

Përbërësit:

2 lugë bimë të tharë

2 dcl jogurt acidofolik (ose kefir)

Përgatitja:

Përzieni jogurtin ose kefirin dhe përnjëherë e pini.

Vërejtje:

Pini detyrimisht 2 dcl ujë pas shujtës, ndërsa që gjatë gjithë ditës duhet të pini më shumë lëngje se zakonisht. Pini ujë, pasi që psiliumi kërkon shumë lëngje dhe mund të dehidroheni.

(Kosova Sot Online)