Dëgjoni këto këshilla dhe harroni telashet me lukth, fryrje dhe kapsllëk

  • E.K /
  • 17 February 2024 - 12:39
Dëgjoni këto këshilla dhe harroni telashet me lukth, fryrje dhe kapsllëk

Fryrjet, ngërçet dhe dhimbjet në lukth dëmtojnë cilësinë e jetës. Ja disa këshilla si ta shmangni këtë gjendje. 

Shumica e mjekëve sugjerojnë që shujtën e fundit të ditës ta konsumoni dy deri tri orë para se të shkoni në gjumë.

Ndoshta ju duket se pemët janë aq të shëndetshme saqë mund t'i hani kurdo, në secilin kombinim, por nuk është ashtu. Duhet t'i shmangni me prodhimet e qumështit shkaku i fryrjeve, e nëse i hani pas shujtave mund të shkaktojë kapsllëk.

Përtypja e ngadaltë e ushqimit nxit sekretimin e enzimave tretëse, kështu që tretja juaj përshpejtohet dhe përmirësohet.

Për shëndetin e sistemit tretës, pos ushqimit, ju duhet të ushtroni dhe lëvizni. Ushtrimet përshpejtojnë tretjen, qarkullimin e gjakut.

(Kosova Sot Online)