Përse lakra turshi është e shëndetshme për femrat?

  • E.K /
  • 20 February 2024 - 10:48
Përse lakra turshi është e shëndetshme për femrat?

Lakra turshi është ushqim tradicional që konsumohet gjatë vjeshtës dhe dimrit. Të rrallë janë ata që nuk e pëlqejnë, derisa kjo delikatesë është e hatashme edhe për femra.

BURIM PËR VITAMINA

Lakra turshi përmban pothuajse të gjitha vitamina që janë të domosdoshme për shëndetin: B1, B2, B3, B6, K, U, dhe vitamina A. Falë tyre, lakra turshi është preventivë për sëmundjet e traktit gastrointestinal. Më së shumti ka vitaminë C, deri 20 mg në 100 gr lakër.

PËRMIRËSON TRETJEN

Procesi i fermentimit përfshin bakteret e tharta të qumështit. Kur bashkë me zorrët futen në sistemin e zorrëve, atëherë normalizojnë punën, duke përmirësuar mikroflorën. Prandaj, konsumimi i rregullt i lakrës turshi lufton bakteret, përfshirë edhe “E. Coli”. Po ashtu, nutricistët sugjerojnë ta përfshini në menynë tuaj, pasi që ul kolesterolin në gjak, derisa pakëson mundësitë e zhvillimit të tumoreve.

LAKRA TURSHI NXIT HUMBJEN NË PESHË

Lakra vetvetiu është prodhim dietal, e në formën e thartë nuk përmban shumë kalori, kështu që ky prodhim mund të konsumohet gjatë periudhës për humbje në peshë. Nutriciistët thotë se ky ushqim në mënyrë të çuditshme e pastron organizmin. Uji i njelmët nga lakra turshi është efikase në detoksimin e organizmit, ndihmon nënat shtatzëna që të heqin ndjenjën e mundimit dhe të vjellave.

(Kosova Sot Online)