Kjo lule është burim i shëndetit, por pa të drejtë lihet anash

  • E.K /
  • 21 February 2024 - 10:19
Kjo lule është burim i shëndetit, por pa të drejtë lihet anash

Ka arritur pranvera e bashkë me të edhe aguliçet. Një nga lulet më të këndshme pranverore ka histori të gjatë të përdorimit, e sidomos është përdorur te shërimi që nënkupton shfaqjen e spazmës, ngërçet me dhimbje, paralizë dhe sëmundjet reumatike. Kjo bimë përmban saponinë, si dhe salicilate që paraqesin përbërësin kryesor të aspirinës dhe ndikojnë në qetësimin e inflamacioneve dhe kundër etheve.

Me përdorimin e çajit të aguliçes vjen deri te përmirësimet e qarkullimit të gjakut si dhe shëron humbjen e ndjenjave. Lehtëson kollën, ruan zemrën e lodhur nga kolla te bronkiti, kolla e madhe, inflamacioni i mushkërive, si dhe në rastet kur zemra është në rrezikshmëri nga dobësimi. Në mjekësinë popullore aguliçja ka një pozitë të lartë. Lulet e saj përdoren për shërimin e problemeve me veshkat dhe traktin urinar, reumën, derisa konsumimi i çajit qetësohen dhimbjet në nyja, te nervat e dobët si dhe te migrena dhe dhimbjet e kokës. Rrënja e bimës përdoret edhe te telashet e zemrës, stresi, pagjumësia si dhe shërimin e problemeve të ndryshme me nervat.

(Kosova Sot Online)