Hikërrori dhuron energji dhe ngroh në ditët e ftohta

  • E.K /
  • 22 February 2024 - 09:29
Hikërrori dhuron energji dhe ngroh në ditët e ftohta

Hikërrori njihet si drithë, pasi që farat e saj përgatiten në të njëjtën mënyrë sikurse drithërat. Kokrra e hikërrorit është e pasur me karbohidrate, proteina, vitamina B dhe minerale të ndryshme, si: kalium, magnez, fosfor, mangan. Në hikërror hasim edhe flavonoide – antioksidues të fortë, që në organizëm mbajnë aktivitetin e vitaminave C dhe forcojnë muret e enëve të gjakut, duke parandaluar formimin e droçkave. Po ashtu, hikërrori është burim i mirë për fibra, që ndihmojnë në ekuilibrin e sheqerit dhe yndyrës në gjak, e përmban edhe trioptofan.

Hikërrori tretet lehtë, është super-ushqim dhe plot energji. Llogaritet midis ushqimeve të ngrohta, që e ngrohin organizmin e njeriut në ditët e ftohta të dimrit. Në rastet më të shpeshta përdoret në formë të qullit, që është e hatashme për kafjall, ose si shtesë për gjellët me mish dhe perime. Shumë mirë kombinohet edhe me perimet me gjethe të gjelbër dhe perimet me rrënjë. Mund ta shtoni në supë, mund ta përdorni në vend të orizit për sarma. Hikërrorin para përdorimit duhet ta shpëlani mirë me ujë, e receta për përgatitjen e qullit është e thjeshtë: Një gotë hikërror të papërpunuar ose të pjekur e përzieni me dy gota e gjysmë ujë dhe, sipas dëshirës, shtoni kripë deti. Ta zieni në zjarr të lehtë për rreth njëzet minuta, derisa uji të avullohet. E mbuloni dhe e lini të ftohet pak.

(Kosova Sot Online)