Stevia, shija e ëmbël pa kalori të shtuara

  • E.K /
  • 23 February 2024 - 11:24
Stevia, shija e ëmbël pa kalori të shtuara

Stevia është ekstrakt për ëmbëltim i nxjerrë nga bima me emrin e njëjtë. Mundëson që të kënaqeni me shije të ëmbël, e që gjatë saj të mos konsumohen kalori shtesë, sepse gjethet e kësaj bime janë burim i një ëmbëlsie të fortë dhe natyrale, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Me zhytjen e tyre në ujë, fitohet një substancë e ëmbël me rafinimin e të cilit arrihet deri te ekstrakti për ëmbëltim.  Ky sheqer nuk përmban kalori, nuk ndikon në rregullimin e sheqerit në gjak, nuk kontribuon në prishje të dhëmbëve, ndërsa mund ta përdorin të rriturit, fëmijët shtatzënat dhe personat me diabet. Gjithashtu, nuk e stimulon oreksin dhe nuk shkakton shtim të peshës.

Me konsumim të vazhdueshëm, me të ushqyer të balancuar dhe me aktivitet të rregullt fizik mund të jetë e dobishme në kontrollimin e peshës trupore. Ekstrakti i gjetheve të bimës stevia ka origjinë natyrore. Stevia, si ëmbëltuesit e tjerë në përgjithësi, është mënyrë ideale që të mos shtohen shumë kalori. Për shkak të kësaj, stevia është zgjedhje e përkryer për të gjithë ata që kujdesen për peshën dhe të ushqyerit e duhur. 

(Kosova Sot Online)