![Pas të 30-ve më lehtë shtoni peshë, ja pse](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/26/200x200_Weight-gain-is-another-sign-of-teenage-pregnancy.jpg1722023077.webp)
Vaji kundër problemeve në menopauzë
![Vaji kundër problemeve në menopauzë](/uploads/kosova-sot/images/2024/February/24/auto_a1708770535.jpg)
Aguliçja e verdhë konsiderohet si burimi më i mirë i thartirave esenciale yndyrore - thartirës alfa-linolenike dhe thartirës gama-linolenike. Kjo bimë erdhi në Evropë nga Amerika Jugore në shekullin XVII. Bëhet fjalë për aguliçen e verdhë, e cila ka lule karakteristike, të verdha, prej nga edhe e ka marrë emrin. Vaji i kësaj bime fitohet me shtypjen e ftohtë të farave të vogla të verdha.
Thartirat esenciale yndyrore janë të njohura për nga efekti i tyre pozitiv në shëndet, e midis tjerash, mbrojnë edhe nga sëmundjet e zemrës, gjakderdhja në tru, shtypja e lartë e gjakut dhe mbipesha. Njëri nga simptomat e menopauzës është edhe djersitja e tepruar dhe valët e nxehtësisë. Këtu vjen në shprehje dobia e vajit të kësaj bime. Ai është shumë efikas kundër valëve të nxehtësisë që hasen te femrat në menopauzë. Studimi i bërë në Britani në 70 gra ka treguar se vaji i aguliçes së verdhë zbutë pasojat e menopauzës. 57% e femrave kishin një largim të plotë të problemeve, 22 % kishin ndier një përmirësim të pjesshëm, derisa te 11% nuk kishte pasur ndikim kjo terapi.
(Kosova Sot Online)