Edamameja, ushqimi më i ri i shëndetshëm

  • E.K /
  • 26 February 2024 - 09:36
Edamameja, ushqimi më i ri i shëndetshëm

Edamameja ka gjasa që të jetë ushqimi më i ri për ngrënie pa ndonjë ndjenjë të fajësisë. Nëse preferoni ushqim të pastër dhe të shëndetshëm atëherë konsumoni këto bishtaja jeshile të sojës që janë të pasura me karbohidrate, proteina, fibra dietetike dhe mikronutriente, veçanërisht folate, mangan dhe vitaminë K.

Edamamet janë bishtaja natyrale jeshile ende të papjekura të fasules së sojës. Soja është një ndër ushqimet më të shëndetshme e pasur me proteina (100 gramë përmbajnë më shumë proteina sesa tre të bardhë të vezëve), që e bën atë shumë të popullarizuar te vegjetarianët. Megjithatë, edamameja ofron edhe shumë vlera tjera ushqyese për t'i kom-letuar proteinat, siç janë karbohidratet dhe acidet yndyrore Omega-3, kalciumi, hekuri, zinku, vitaminat B etj. Mënyra më e mirë për ngrënie të këtyre bishtajave është duke u përgatitur në avull dhe duke iu qitur erëza.

(Kosova Sot Online)