Konsumimi mesatar i verës u bën mirë veshkave

  • E.K /
  • 26 February 2024 - 11:17
Konsumimi mesatar i verës u bën mirë veshkave

Një zbulim i ri ka treguar që njerëzit, të cilët konsumojnë sasi të vogël të verës janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet kronike të veshkës, ndërsa ata që veçse kanë sëmundje kronike të veshkës, përmes konsumimit të një sasie të vogël të verës mund të ulin rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare. Përmes përdorimit të të dhënave të mbledhura nga studimet e ndryshme, hulumtuesit nga Universiteti i Kolorados kanë analizuar të dhënat e 5.852 pjesëmarrësve.

Ata kanë zbuluar që rreziku për t'u prekur nga sëmundjet kronike të veshkës ka qenë më i ulët tek personat, të cilët kanë konsumuar më pak se një gotë verë në ditë, krahasuar me rrezikun që është më i madh tek personat, të cilët nuk konsumojnë fare verën. Hulumtuesit gjithashtu kanë ardhur në përfundim që nga 1.031 pjesëmarrësit, të cilët kanë qenë të prekur nga sëmundjet kronike të veshkës, ata që kanë konsumuar më pak se një gotë verë në ditë, kanë qenë më pak të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare, krahasuar me ata që nuk konsumojnë verë fare. 

(Kosova Sot Online)