Të bëjmë dush me ujë të nxehtë, apo me ujë të ftohtë?

  • E.K /
  • 29 February 2024 - 09:12
Të bëjmë dush me ujë të nxehtë, apo me ujë të ftohtë?

Dushi dhe pastrimi janë baza e një higjiene personale trupore të njeriut. Disa persona pëlqejnë që pastrohen me ujë të nxehtë, e disa me ujë të ftohtë. Secili lloj i pastrimit sjell përparësi të caktuara për shëndetin. Të bënit dush me ujë të nxehtë mund t’i zbutë dhimbjet në muskuj. Lëreni ujin të qarkullojë në shpinën tuaj, qafë dhe kurriz, në mënyrë që t’i zbusni dhimbjet në trupin tuaj.

Disa studime kanë treguar se të bënit dush me ujë të nxehtë mund ta lirojë hormonin oksitocinë dhe ta pakësojë sasinë e stresit. Prandaj, nëse kishit një ditë të ngarkuar pushoni me ujë të nxehtë. Uji i nxehtë mundet të ndihmojë edhe në zbutjen e simptomave të ftohjes dhe gripit.

Dushi me ujë të ftohtë është i mirë për trup. Së paku 5 minuta dush me ujë të ftohtë mundet ta rritë nivelin e energjisë. Në këtë mënyrë do ta ndryshoni temperaturën e trupit, pakësoni lodhjen dhe ta shtoni përqendrimin. Studimet kanë treguar se dushi i ftohtë, që zgjat 2 apo 3 minuta, e pakëson depresionin. 

(Kosova Sot Online)