Shërimi i veshit me ilaçe të bëra në shtëpi

  • E.K /
  • 29 February 2024 - 09:49
Shërimi i veshit me ilaçe të bëra në shtëpi

Dhembja e veshit mund të jetë tepër e padurueshme, e jo rrallë edhe tepër e fortë. Për qetësimin e dhembjes së veshit, mund të përdoren kompresat e ndryshme. Njëri ndër ta është ai me qepë të grirë, të freskët. Mbështilleni qepën e grirë në fashë dhe mbështeteni te veshi që ju dhemb. Mund t’ju ndihmojnë edhe pikat e vajit të ullirit, të cilin duhet ta përgatitni kështu: vajin e ullirit e ngrohni deri në temperaturën trupore dhe e përzieni me një pikë vaji të livandës. Në këtë përzierje e zhytni fashën, apo një copë pambuku dhe e vëni në vesh. Për masazh rreth veshit mund ta përdorni vajin e bajameve, ashtu që e përzieni me tri pika vaj të livandës dhe kamomilit dhe bëni masazh rreth veshit.

Përndryshe, studimet tregojnë se personat që kanë dhembje të shpeshta të veshit, duhet t’i evitojnë produktet e qumështit, sheqerin dhe thartirat yndyrore. Edhe tymi i duhanit është i dëmshëm.

(Kosova Sot Online)