Luleradhiqja ndihmon në luftën kundër shumë sëmundjeve të rënda

  • E.K /
  • 29 February 2024 - 11:21
Luleradhiqja ndihmon në luftën kundër shumë sëmundjeve të rënda

Përveçqë ka karakteristika diuretike, luleradhiqja pastron mëlçinë, ndihmon në rastet e alergjive dhe e redukton kolesterolin, kështu që rekomandohet edhe si shtesë në të ushqyerit e shtatzënave dhe femrave në menopauzë. Është interesant edhe fakti që luleradhiqja përmban më shumë karotinë sesa karota, dhe është burim i pasur me vitamina dhe minerale të ndryshme. Kërcelli I luleradhiqes nxit shpërbërjen e vrerit, rregullon metabolizmin dhe pastron gjakun dhe lukthin. Mjekësia popullore e rekomandon kundër diabetit, ndërsa qumështi nga kërcelli është i njohur si ilaç për heqjen e lythave. Edhe pse disa mendojnë që qumështi i luleradhiqes është helmues, kjo nuk është e saktë dhe e vërteta është krejt më ndryshe, ai është shumë shërues.

Nga lulet mund të bëhet shurup, i cili pastron dhe forcon gjakun dhe tretjen, ndërsa ndihmon edhe në rast të kollës. Që kjo bimë është shumë shëruese, para pak kohësh e kanë zbuluar edhe shkencëtarët, të cilët kanë bërë të ditur që me rrënjën e luleradhiqes mund të shërohet madje edhe kanceri. Rrënja duhet të thahet, e para tharjes duhet që të qërohet me kujdes dhe të pritet në pjesë të vogla të barabarta. Pas kësaj thahet në ajër të pastër në një vend të thatë dhe të ftohtë me qarkullim të mirë të ajrit për 3 deri në 14 ditë. Rrënja e luleradhiqes pastron mëlçinë, veshkat dhe limfën, si dhe nxit veshkat që t'i largojnë helmet përmes urinës.

(Kosova Sot Online)