Përgatiteni vetë kremin kundër dhimbjeve

  • E.K /
  • 01 March 2024 - 13:29
 Përgatiteni vetë kremin kundër dhimbjeve

Nëse përkundër dhimbjeve që ndjeni, nuk jeni adhurues i ilaçeve të blera në barnatore, atëherë provoni kremin që është po aq efikas sa ato nga barnatoret.

Përbërësit e nevojshëm:

½ e gotës vaj kokosi,

2 lugë dyllë të gërryer,

5 pika vaj eterik të trumzës,

5 pika vaj eterik të mentës,

5 pika vaj eukalipti.

Përgatitja:

Në avull qitni vajin e kokosit dhe dyllin, kur të treten, hiqni nga zjarri dhe shtoni vajrat e tjerë eterik dhe i përzieni mirë. Kremin e hidhni në një enë dhe e lini të forcohet. Kremi është i shkëlqyeshëm për muskuj dhe nyjat me dhimbje. E përdorni lirisht, sepse nuk ka efekte të dëmshme anësore.

(Kosova Sot Online)