Uthulla e mollës,ilaçi universal

  • E.K /
  • 02 March 2024 - 10:12
Uthulla e mollës,ilaçi universal

Mendohet se ky ilaç është përdorur para 10.000 viteve, e Hipokrati e kishte përshkruar si eliksir i shëndetit. Është përdorur si konservant, deodorant, tonik për vitalitet, forcë, dezinfekton dhe shëron plagët,transmeton gazeta Kosova Sot.

Uthulla e mollës përmban 19 prej 22 mineraleve të rëndësishme për rritje: kalium, natrium, magnez, kalcium, fosfor, squfur, hekur, fluor. Përmban vitamina C, E, A, B1, B2, B6, betakarotinë, bioflavonoide, pektinë. Ndihmon te humbja në peshë dhe diabeti. Duke marrë këtë tonik para ushqimit përmirësohet tretja, e kontrolloni oreksin dhe nxitni humbjen në peshë. Uthulla e mollës ul indeksin glikemik, përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe mundëson kontrollin e diabetit, tipi 2. Për pakësimin kolesterolit duhet të merrni 15 ml uthull molle në ditë. Për ta ulur shtypjen e lartë të gjakut, pini një lugë uthull dhe një lugë mjaltë në një gotë ujë, dy herë në ditë. 

(Kosova Sot Online)