Shërohuni me dredhëza të egra

  • E.K /
  • 02 March 2024 - 12:53
Shërohuni me dredhëza të egra

Këto ëmbëlsira të vogla të malit, janë frutat më të preferuara. Por, ato nuk janë vetëm të shijshme, por edhe shëruese. Natyrisht, nuk është e lehtë t'i gjeni. Këto dredhëza mali janë ilaç natyral kundër shumë sëmundjeve. Mund të përdoret e gjithë bima, gjethet dhe frutat. Pikat e vogla të verdha, dredhëzave të malit u dhurojnë vetitë terapeutike.

Lëngu nga dredhëzat e malit u sugjerohet personave, që vuajnë nga mëlçia e sëmurë, hepatiti, cirroza. Më së miri ta pini në lukth të thatë, madje tri gota në ditë. Nxit aktivitetin e mëlçisë dhe përtëritjen e indeve të mëlçisë. Diabeti, gihti, niveli i lartë i kolesterolit dhe arterioskleroza mund të parandalohen dhe të zbuten pas 12 ditë shërimi me dredhëza mali. Në pothuajse të njëjtën mënyrë, mund ta zbutni edhe reumatizmin. Gjatë kësaj periudhe sugjerohet të rrini më shumë në diell. Nëse nuk jeni alergjik, dredhëzat e malit mund t'i përdorni edhe për trajtimin e lëkurës, kundër akneve, psoriazës dhe sëmundjeve të ngjashme. Nëse vuani nga kapsllëku, dredhëzat mund t'i përzieni me mjaltë dhe t'i konsumoni, e pas gjysmë ore sugjerohet të pini një gotë ujë.

(Kosova Sot Online)