Vaji i drurit të çajit, më i fortë se antibiotiku

  • E.K /
  • 02 March 2024 - 13:46
Vaji i drurit të çajit, më i fortë se antibiotiku

Vaji i drurit të çajit (lat. Melaleuca alternifolia) është bimë shëruese, që nuk përdoret edhe aq në Evropë. Përdoret në hapësirën e Australisë Lindore. Në mjekësinë tradicionale të Aborixhinëve, ky ilaç vlerësohet shumë, shkaku i vajit eterik.

Përdoret me mileniume rresht në shërimin e shumë sëmundjeve. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ushtari nga Australia në çantën e tij për ndihmë të parë kishte mbajtur këtë vaj, që e kishte mbrojtur nga kafshimi i insekteve dhe infeksioneve të rrezikshme.

Gjatë shumë hulumtimeve të bëra, është vërtetuar se ky vaj eterik përmban efekte kundër viruseve, baktereve dhe kërpudhave. Në trajtimet me aromaterapi, përdoret te të gjitha format e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, inflamacionet e zorrëve dhe infeksionet e lëkurës, depresionit dhe lodhjes së përgjithshme.

Në mënyrë preventive mbron lëkurën te terapia me rrezatim. Është shumë e suksesshme edhe në largimin e kërpudhave, puçrrave dhe akneve. Shkatërron edhe shumë baktere dhe mikroorganizma të tjerë, kundër të cilave edhe antibiotikët më të fortë janë të pafuqishëm. 

(Kosova Sot Online)