Receta më e mirë për shurupin që ndalon kollën

  • E.K /
  • 05 March 2024 - 12:37
Receta më e mirë për shurupin që ndalon kollën

Ilaçet, të cilat shpeshherë mund t'i përgatisni vetë, janë më cilësore sesa ato ilaçe që mund t'i blini nëpër barnatore. Ilaçi natyral për të cilin ju sjellim recetën është shurup, i cili shëron ftohjen dhe gripin në periudhë të shkurtë kohore.

Përbërësit:

- 10 gjethe të mëdha të dafinës;

- 5-6 gjethe të trumzës;

- 200 gramë sheqer;

- 2 dl ujë.

Përgatitja:

Në një enë vloni 1 dl ujë dhe e përzieni me sheqer. Në zjarr të lehtë përzieni derisa sheqeri të tretet në ngjyrë karamele. Në enën me sheqer më pas shtoni edhe pjesëntjetër të ujit dhe vazhdoni të përzieni derisa sheqeri të tretet. Krejt në fund shtoni gjethet e dafinës dhe ato të trumzës dhe gjithçka së bashku i vloni edhe për dhjetë minuta në zjarr të lehtë. Mbulojeni enën dhe të qëndrojë ashtu shurupi e më pas e shpërndani ilaçin nëpër shishe të errëta prej qelqi.

(Kosova Sot Online)