Vitamina c parandalon kataraktën

  • E.K /
  • 06 March 2024 - 10:02
Vitamina c parandalon kataraktën

Katarakta është gjendje kur lenta e syrit turbullohet apo i shfaqet një perde, gjendje kjo që shtohet me plakjen. Bëhet fjalë për një nga gjendjet më të shpeshta në botë që shkakton humbjen e shikimit. Në hulumtimin dhjetëvjeçar të bërë në "Kings College London", kanë marrë pjesë 1.000 çifte binjake, më të moshuar se 60 vjeç.

Pakësimi i rrezikut për kataraktë ishte vërejtur me shtimin e konsumimit të vitaminave C, besojnë shkencëtarët. Në bazë të studimeve, ekspertët vlerësojnë se faktori i trashëgimisë përmban rreth 35 për qind të rrezikut për zhvillim të kataraktës, ndërsa që pjesa tjetër mbështetet tek ushqimi. 

(Kosova Sot Online)