Shpargujt – bombë me vitamina

  • E.K /
  • 06 March 2024 - 13:37
Shpargujt – bombë me vitamina

Shpargujt janë lloji më i ekuilibruar sa u përket vlerave ushqyese të perimeve. Kanë pak kalori, janë të pasura me vitamina, minerale dhe fibra, që i bën ushqim ideal për të gjithë ata që duan të ushqehen shëndetshëm dhe të mbajnë një linjë vitale trupore. Vlera energjike në 100 gramë shparguj është vetëm 35 kalori, marrë parasysh faktin se pjesën më të madhe të tij e përbën uji (93 për qind), e 1,7 për qind ka proteina, 2,6 për qind karbohidrate dhe 0,7 për qind yndyrë. Shpargujt, pos vitaminave dhe mineraleve, përmbajnë edhe kalium dhe kalcium. Janë burim i mirë për vitamina B6, kalcium, magnez dhe zink dhe janë burim i mirë për fibra, proteina, vitamina A, C, K dhe E, tiaminë, riboflavinë, niacinë, acid folik, hekur, fosfor, kalium, bakër, mangan dhe selino.

Hulumtimet që janë marrë me vlerat ushqyese të shpargujve kanë treguar se janë të varfër me kalori, por se janë burim i mirë për folate dhe kalium, por edhe antioksidues. Kjo e bën ushqim ideal për zemrën, e marrë parasysh faktin se janë të pasur edhe me kalium, ndihmojnë në forcimin e eshtrave. Ndikojnë mirë kundër kapsllëkut, përdoren si kompresë kundër ekzemës, e u sugjerohen edhe peronave që vuajnë nga diabeti. Ndikojnë edhe si diuretik dhe ndihmojnë gjatë urinimit të vështirësuar dhe ndihmojnë në pakësimin e dhimbjeve menstruale.

(Kosova Sot Online)