Janë disa gjene që kontribuojnë në përcaktimin e ngjyrës së syve.

  • E.K /
  • 07 March 2024 - 08:08
Janë disa gjene që kontribuojnë në përcaktimin e ngjyrës së syve.

Ngjyra e syve nuk është aq e lehtë për t'u "parashikuar", transmeton “Kosova Sot Online”.

Janë disa gjene që kontribuojnë në përcaktimin e ngjyrës së syve.

Ngjyra e syve mund të ndryshojë në foshnjëri, ku ngjyra e syve të tyre në përgjithësi bëhet e përhershme rreth ditëlindjes së parë.

Në përgjithësi, është e rrallë që sytë të ndryshojnë ngjyrën. Ato mund të duken se ndryshojnë kur bebëzat zgjerohen ose tkurren, por kjo ndodh sepse pigmentet në iris bashkohen ose shpërndahen. Në disa raste, ngjyra e syve mund të errësohet pak gjatë pubertetit ose shtatzënisë.

Probleme me shëndetin si trauma në sy, neurofibromatoza, uveiti (gjendje që shkakton enjtje të syve) etj - mund të ndryshojnë ngjyrën e syve.

(Kosova Sot Online)