Vital edhe pa mbajtur dietë: Këto 5 lloje të pemëve ndihmojnë të humbni në peshë

  • E.K /
  • 07 March 2024 - 13:41
Vital edhe pa mbajtur dietë: Këto 5 lloje të pemëve ndihmojnë të humbni në peshë

Nëse provoni që të humbni në peshë, jeni gjithmonë në dietë dhe ushtroni shpesh por pa sukses, ju paraqesim pesë lloje të pemëve që ua mundësojnë këtë.

DARDHËT

Dardhët janë të pasura me fibra, që ju bën të ndiheni të ngopur dhe pakëson oreksin. Mos ia hiqni lëvoren, sepse aty janë të gjitha fibrat. Kjo pemë përmban dy antioksidues të domosdoshëm për humbje në peshë, katehinë dhe flavonoide, që parandalojnë mbajtjen e lëngjeve dhe eliminojnë helmet dhe yndyrat prej organizmit. Po i konsuamuat rregullisht rregulloni kolesterolin dhe pakësoni mundësitë që të prekeni nga sëmundjet koronare dhe diabeti.

PORTOKAJTË

Vlera me kalori në portokaj është e vogël, e përmban edhe shumë substance të dobishme që ndihmon ta harroni urinë edhe gjatë dietës. Me konsumimin e rregullt të portokajve truri hidratohet dhe pakësohet sasia e kalorive që e konsumojmë. BANANET

Fibrat e tretshme nga kjo pemë e pakësojnë oreksin, e nëse më shpesh i konsumoni bananet për kafjall, kështu do ta përmirësoni sistemin imun dhe do ta holloni belin. Bananen duhet ta konsumoni pas lodhjeve dhe ushtrimeve për ta ripërtërirë energjinë, e banania dhe çokollata janë zëmra më e mirë për secilin sportist.

KOKOSI

Arra e kokosit mundet të ndihmojë ta përshpejtoni metabolizmin, si dhe të ndiheni të ngopur. Këtë pemë të shijshme mund ta përfshini në ushqim duke e copëtuar dhe duke e shtuar në sallatë. Dihet se kjo pemë e bën mrekullinë te humbja në peshë edhe përmes vajit të tij.

MOLLËT

Jo vetëm se fibrat nga mollët e pakësojnë oreksin, porse kjo pemë e përshpejton metabolizmin dhe sjell deri te humbja e shpejtë në peshë. Po ashtu, mollët janë të dobishme edhe për shëndetin e zemrës dhe sistemit imun. Njihet edhe me lëngun e saj, e në kombinim me ujë dhe kanellë ndihmon të humbni në peshë.

(Kosova Sot Online)