Ja pse nuk bën ta ngrohni mjaltin

  • E.K /
  • 08 March 2024 - 11:20
Ja pse nuk bën ta ngrohni mjaltin

Ngrohtësia dëmton përbërësit e dobishëm të mjaltit, e gjëja më e keqe që mund të bëni është ta piqni apo ta ngrohni.

Mjalti i cili ngrohet nxit krijimin e mukozës në organizëm, duke përkeqësuar gjendjen respiratore, duke shkaktuar probleme me lëkurën, përfshirë këtu edhe aknet, një çekuilibër të glukozës, bllokimin e hundës, mbipeshën. Në disa raste, mund ta zëvendësoni me banane të freskëta, pasi që paraqesin një opsion të shëndetshëm prej sheqerit.

Nëse bëni një pije apo përzierje nga banania, sheqeri nuk është fare i nevojshëm, thjeshtë hidhni në blender bananet e freskëta dhe qumështin, dhe keni fituar një ëmbëlsirë të hatashme, madje edhe nëse jeni në dietë.

(Kosova Sot Online)